Aktualitet

Të shtëna me armë në Shijak, plagoset 28-vjeçari

               Publikuar në : 22:00 - 30/05/20 liberale

Një i ri ka mbetur i plagosur në Shijak mbrëmjen e sotme. Sipas informacioneve të Policisë, ai është plagosur tek stadiumi në rrethana ende të paqarta.

28-vjeçari momentalisht ndodhet në spitalin e Durrësit dhe jashtë rrezikut për jetën.

Shijak/Informacion paraprak

Më datë 30.05.2020, rreth orës 20:45, në Shijak, tek stadiumi, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi H.I., 28 vjeç, banues në Koxhas, Shijak, i cili aktualisht ndodhet në spitalin rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Forca të shumta të Komisariatit të Policisë Shijak dhe të DVP Durrës po krehin zonën për kapjen e autorit.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back