Aktualitet

Të shtëna me armë në Cërrik, ja çfarë ka ndodhur

Shkruar nga Liberale
Të shtëna me armë në Cërrik, ja çfarë ka

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në Cërrik, ndërkohë që një 37 vjeçar është vënë në kërkim.

Mësohet se, 37 vjeçari banues në Belsh pas një konflikti me një person tjetër ka qëlluar me armë në ajër.

“Në fshatin Çepe, Belsh, shtetasi D.H., 37 vjeç, banues në Belsh, gjatë një konflikti për motive pronësie me shtetasin K.C., 29 vjeç, banues në fshatin Çepe, Belsh, dyshohet se ka qëlluar 1 herë me armë zjarri pistoletë në ajër dhe më pas është larguar. Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit”, njofton policia.

Mësohet se, grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH