Politikë

Të rrezikosh jetën për të votuar!

Shkruar nga Liberale
Të rrezikosh jetën për të votuar!

Ndodh edhe kjo, pavarësisht se jemi në vitin 2023 dhe autoritetet pas një investimi prej 6 milionë euro mburren që në hapësirë po fluturojnë satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”.

Kujtim Margjeka, banues në fshatin Bujan të Tropojës, pasi shkoi për të votuar ditën e sotme, ndau me ndjekësit e tij foton e urës së shkatërruar ku ai dhe bashkëshortja e tij duhet të rrezikojnë jetën për të kaluar, për t'u kthyer në shtëpi.

Ai e ka ilustruar me foto vështirësitë e të kthyerit në shtëpi, pas dhënies së votës në qendrën e votimit, teksa ka postuar gruan në rrjetet sociale ku kalon në urën e shkatërruar.

"Sapo votuam dhe ne kthim për shtëpi ‘ në foto gruaja ime duke kaluar urën ‘ shpresojmë që të rregullohet një ditë‘ ( vota jon plumb për armikun e për katund të fikun )" shkruan Kujtim Margjeka në rrjetet sociale.

Sipas tij, ura dhe kjo lagje kanë vite që nuk ndryshojnë. Në këtë ditë zgjedhjesh, qytetari e adreson këtë problematikë si një çështje që duhet zgjidhur menjëherë, duke u përpjekur të tërheqë edhe vëmendjen e drejtuesve që po garojnë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH