Aktualitet

"Të revoltuar nga arroganca", PD-së së Korçës i largohen 13 anëtarë

Shkruar nga Liberale
"Të revoltuar nga arroganca", PD-së së

Trembëdhjetë anëtarë, mes të cilëve edhe sekretari Devis Osmani dhe anëtari i Këshillit Kombëtar Andrea Mano, janë larguar nga Partia Demokratike.

Mano ka bërë publike një deklaratë, duke dhënë edhe arsyet e largimit nga partia më e madhe opozitare.

“Të revoltuar nga arroganca, shpërfillja, nepotizmi dhe papërgjegjshmëria e lidershipit të PD. Të vendosur të qëndrojmë pranë demokratëve të thjeshtë në qytetin dhe fshatrat e Korçës, me të cilët kemi ndarë sfida elektorale e kemi përballuar ditë të vështira në opozitë. Të bindur se sot Korça dhe Shqipëria kanë më shumë se kurrë nevojë për kontributin e të gjithëve duke vendosur interesin e qytetarit mbi interesin klientelist të kryetarit. Ne sot po largohemi nga të gjitha funksionet drejtuese të PD në Korçë”, thuhet në deklaratë.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1209348,1209349,1209350"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH