Aktualitet

Të premten sërish protestë, Sindikata e pedagogëve: Rritja e pagës 7%, e papranueshme

Shkruar nga Liberale
Të premten sërish protestë, Sindikata e pedagogëve: Rritja e

Të premten do të mbahet protesta e radhës e pedagogëve pranë Universitetit të Arteve në Tiranë. Lajmi është bërë me dije nga Sindikata e punonjësve.

Kreu i Sindikatës, Sandër Kovaçi tha se, rritja e pagës me 7% e ofruar nga Kryeministri është e papranueshme dhe nuk mjafton as për të tejkaluar normën e inflacionit.

“Sindikata është e vendosur të mbështesë kërkesat e drejtuara ndaj Kryeministrit dhe Ministrisë së Arsimit. Sindikata e quan të papranueshme rritjen e premtuar me 7% të rrogës nga Kryeministri, ndërkohë rritja 30% këtë vit është një hap drejt rregullimit të gjendjes. Vendimi i sindikatës është i qartë, tarifat e studentëve duhet t’u kthehen atyre në shërbime. Ditën e premte në orën 11:00 protestojmë para universitetit të Arteve në Tiranë, ftojmë çdo koleg në universitetet shqiptare”, tha kreu i sindikatës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH