Politikë

"Të përgatitemi për referendum", një ditë pas Metës e thotë edhe Berisha

Shkruar nga Liberale
"Të përgatitemi për referendum", një ditë pas

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në takimin me shoqërinë civile se akti më i rëndë i Edi Ramës ndaj votës është asgjësimi i evolucionit që ka bërë PS nga parti e punës.

“Në qoftë se do më pyeste njeri cili është boshti i të cilave këtyre që ndodhin. Është asgjësimi i votës dhe në rast se ka një gjë që nuk më ndahet nga mendja për asnjë moment, është kjo. Ose do votojnë si kanë bërë kombet e tjera, ose ne rikthehemi në atë shoqëri që ka ekzistuar 100 vjet më parë. Të ardhme nuk kemi. Në rast se ka një faktor që po na shpërbën ne, ta kemi të qartë që është vota. Këtë e them nga eksperienca ime. Sepse në rast se më pyesni ju mua, cili qe rezultantja e viteve 2005-2013. Në rast se ka një gjë me të cilën ti vret çdo shpresë është dhunimi i votës.

Akti më i rëndë i Edi Ramës ndaj votës u faktua kur një muaj më parë asgjësoi evolucionin që kishte bërë PS nga partia e punës. Ai riktheu emërimin me byro politike. Kjo është gjë e rrezikshme. Partitë që nuk votojnë janë terroriste, naziste. Nuk ndërtojnë kurrë demokraci. Të themi këtu, njeriu që e ngriti më me dhimbje ishte një doganier socialist që po i shkruante në fb një mikut të tij. Kjo është varje. Një forcë politike që disponon të gjitha këto mjete, tani heq dhe votën. U ndala në këtë moment që beteja jonë për votën është e shenjtë. Ajo ka një rëndësi përcaktuese dhe vendimtare për fatin e këtij kombi dhe kësaj shoqërie”, tha Berisha.

Ai u shpreh se me emërimin e presidentit socialist morën fund të gjitha pushtetet ndërsa shtoi se demokratët duhet të përgatiten për referendumin.

“Jam dakord se kemi shtruar probleme të rëndësishme kushtetuese dhe ligjore. Ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme dhe jetike. Kushtetuta ka rënë. Në thelbin e saj demokratik ajo ka rënë. Krahas zgjedhjeve dhe lirisë së mediave, bota e qytetëruar vendosi kushtetuetshmërinë si shtyllë e demokracisë për të ndarë dhe balancuar pushtetet. Këtu të gjitha pushtetet i ka marrë një njeri. Me emërimin e presidentit socialist morën fund të gjitha pushtetet. Duhet t’ia nisim nga referendum. Të përgatitemi për referendum. Sepse kushtetuta mbetet si është. Ka një rëndësi të jashtëzakonshme të angazhohemi dhe të punojmë që me demokracinë direkte të bëjmë ndryshimet që duhen”, tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH