Aktualitet

Të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit i komunikohet në spital masa e sigurisë

Shkruar nga Liberale
Të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit i komunikohet

Nuredin Dumanit, i cili tashmë ka marrë statusin e të penduarit të drejtësisë, i është komunikuar masa e sigurisë '"Arrest me burg".

Mësohet se kjo masë është dhënë nga ambientet e spitalit të burgut, ku qëndron aktualisht Dumani, për shkak të plagëve të marra gjatë një atentati që iu bë në 29 mars në Elbasan.

Dumani ka shokuar me dëshmitë e tij për botën e krimit, duke rrëfyer disa nga vrasjet më të bujshme që kanë ndodhur në vendin tonë.

Rrëfimi i tij çoi në operacionin e SPAK, Plumbi i artë’ , i cili vuri në pranga 18 persona dhe shpalli në kërkim 14 të tjerë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH