Globi

"Të parandalohet masakra e shpirtrave të pafajshëm", thirrja e Salah për konfliktin Izrael-Gaza

Shkruar nga Liberale
"Të parandalohet masakra e shpirtrave të pafajshëm",

Sulmuesi i Liverpool-it dhe Egjiptit, Mohamed Salah ka bërë thirrje që "liderët botërorë të bashkohen për të parandaluar masakrën e mëtejshme të shpirtrave të pafajshëm" në mes të konfliktit të vazhdueshëm Izrael-Gaza.

Zyrtarët shëndetësorë thanë se qindra njerëz u vranë nga një shpërthim në një spital të mbushur me të plagosur në qytetin e Gazës të martën mbrëma.

Salah, 31 vjeç, tha se ndihma humanitare për Gazën duhet të lejohet "menjëherë".

"Ka pasur shumë dhunë, zemërthyerje dhe brutalitet," tha ai.

Zyrtarët palestinezë thonë se shpërthimi në Spitalin Arab Al-Ahli u shkaktua nga një sulm ajror izraelit. Por ushtria izraelite e mohoi duke thënëse ishte rezultat i një lëshimi të dështuar të raketës nga Xhihadi Islamik Palestinez, akuzë kjo që grupi militant e hodhi poshtë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH