Aktualitet

"Të ndalohet shit-blerja e votave", Yuri Kim thirrje autoriteteve: Zbatoni ligjet dhe rregulloret në mënyrë të barabartë

Shkruar nga Liberale
"Të ndalohet shit-blerja e votave", Yuri Kim thirrje
Duke shpresuar që gjithë qytetarët shqiptarë të ushtrojnë të drejtën e votës, ambasadorja amerikane, Yuri Kim iu ka bërë thirrje autoriteteve autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregulloret në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Në një postim në Instagram, Kim ka lajmëruar gjithashtu se zyrtarët e ambasadës po i bashkohen institucioneve të tjera ndërkombëtare në vëzhgimin e zgjedhjeve në të gjithë vendin. “Shpresojmë që të gjithë qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të shprehur vullnetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Është thelbësore që të gjithë të respektojnë ligjet dhe rregullat që rregullojnë zgjedhjet, si dhe normat ndërkombëtare, duke përfshirë ndalimin e blerjes ose shitjes së votave. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregulloret në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Zyrtarët e ambasadës po i bashkohen institucioneve të tjera ndërkombëtare në vëzhgimin e zgjedhjeve në të gjithë vendin”, thuhet ne postim.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH