Showbiz

"Të merren masa strikte", Luana Vjollca reagon për videon erotike: Mos bini pre

Shkruar nga Liberale
"Të merren masa strikte", Luana Vjollca reagon për videon

Një video erotike trazoi rrjetet sociale në Shqipëri madje shkoi deri në studiot televizive duke marrë deklarata nga më të çuditshmet.

Bëhej fjalë për një video ku një vajzë e cila pretendohej se ishte Luana Vjollca shfaqej e zhveshur. Kjo video në momentet e para u pretendua se ishte marrë nga një përgjim i një personi shumë të njohur të botës së krimit përmes Sky. Më pas rezultoi se ishte e montuar me Inteligjencë Artificiale. Kjo video bëri xhiron të rrjeteve sociale dhe ngriti një zhurmë të madhe të moralizmit.

Tani Luana përmes një shkrimi të gjatë ka reaguar për herë të fundit në rrjetet sociale, duke apeluar te të gjithë që të kenë kujdes të shtuar në këtë periudhë, ku tashmë po përdoret kjo lloj teknologjie e re.

“Për ta lënë përfundimisht pas krahëve edhe këtë baltosje të radhës. Uroj shumë që të paktën nga kjo e keqe e madhe për mua, të shkaktohen dy të mira të mëdha për këtë vend të vogël me kaq shumë ligësi për njëri-tjetrin!

1. Uroj shumë që të paktën kjo histori të shërbejë për t’i dhënë zë të gjitha vajzave (patjetër dhe djemve) që e kanë përjetuar e mund ta përjetojnë sërish këtë traumë, ju lutem mos heshtni, të ngrejnë zërin e tyre që mund t’ju duket i pafuqishëm por nuk është i tillë e t’i shkojnë deri në fund çdo padrejtësie që i behet e aq më tepër këtij lloj abuzimi nga montazhet. Mos bini pre, kini kurajo, nuk je vetëm mos e harro kurrë këtë.

2. Në të njëjtën kohë, uroj shumë të shërbej si shembull për shtetin e të ‘merren masa strikte për rastet e keqpërdorimit të kësaj teknikë të re (Inteligjencën artificiale).

Unë do vazhdoj të besoj në këtë botë sërish, do vazhdoj t’ia dal sërish me ju në çdo hap. Ju falënderoj nga zemra për çdo falë mbështetëse që më keni dhuruar këto ditë. Shihemi të dielën, këtë herë më shumë buzëqeshje”, ka shkruar Luana Vjollca.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH