Globi

Të mbijetuarit e masakrës e “ftojnë” Vuçiqin në Reçak

Shkruar nga Liberale
Të mbijetuarit e masakrës e “ftojnë” Vuçiqin

Të mbijetuarit e masakrës së Reçakut i kanë bërë thirrje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që ta vizitojë fshatin e tyre e t’i dëgjojë dëshmitarët te kompleksi memorial e nëpër vendet ku u masakruan 45 bashkëfshatarë civilë në ditën e 15 janarit 1999.

Ftesa e tyre vjen pas deklaratave të presidentit serb, i cili mohoi masakrën e Reçakut, duke nxitur reagime të shumta brenda dhe jashtë Kosovës.

Kjo masakër zgjoi ndërgjegjen e botës demokratike në dimrin e vitit ’99. Atëherë shefi amerikan i misionit të OBSE-së në Kosovë, William Walker, pa me sytë e tij, në prani të mediave botërore, trupa pa kokë e me zemër të nxjerrë në krye të fshatit, shkruan sot Koha Ditore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH