Aktualitet

Të martën dalin emrat e SPAK, pritet mbyllja nga Vettingu

               Publikuar në : 15:38 - 12/07/19 LP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka bërë të ditur se më 16 korrik do të zbulojë emrat anëtarëve të SPAK. Intervistimi i kandidatëve është mbyllur ditën e sotme, ndërkohë që në garë kanë qenë 22 garues.

Këtë të premte përball KLP-s dolën prokurori Ndini Tavani, Valdimir Mara, Dritan Prençi dhe Maksim Sota.

Pas renditjes së 15 kandidatëve të parë për SPAK aq edhe sa është numri i caktuar nga KLP, kjo strukturë pritet të bëhet aktive sapo Vettingu të konfirmojë në shkallë të parë edhe të dytë pjesën e mbetur pasi deri më tani 10 kanë kaluar Vettingun dhe 12 janë në pritje./Gazeta Liberale

(Visited 130 times, 1 visits today)

Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *