Globi

Të kapur për dore, babai dhe dy vajzat i japin fund jetës

Shkruar nga Liberale
Të kapur për dore, babai dhe dy vajzat i japin fund jetës

Dy familje i kanë dhënë fund jetes në mënyrë të frikshme në Turqi gjatë ditëve të fundit. Të dyja familjet me nga katër pjestarë i kanë dhënë fund jetës me sijanur.

Tre ditë më parë, në Stamboll u gjetën të vdekur në banesën e tyre katër të rinj, dy vëllezër dhe dy motra. Policia konfirmoi se ata kishin pirë sijanur. Ka dyshime të forta se ata vranë vetën për shkak të problemeve ekonomike dhe pamundësisë për të gjetur punë, raporton Albeu.com.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme në qytetin bregdetar të Antaljas është gjetur e vdekur një familje, babai, nëna dhe dy vajzat e mitura. Dyshimet janë se edhe ata përdorën sijanur për të vrarë veten. Policia gjeti të vdekur në dhomën e ndenjes babain dhe vajzat të kapur për dore, ndërsa nëna u gjet në tualet po ashtu e vdekur.

Në shtëpi u gjet edhe letra e babait teksa shkruante se kishte nëntë muaj pa punë dhe kjo ishte zgjidhja e vetme që i kishte mbetur.

“Kam nëntë muaj pa punë, nuk kam zgjidhje tjetër vetëm se të vdesim”, shkruante ai në letër.

Vitet e fundit Turqia është duke u përballur me një krizë të fortë ekonomike pas largimit të kompanive të huaja për shkak të problemeve të theksuara politike të vendit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH