Aktualitet

Të infektuarit që thyejnë karantinën, Lleshaj: Kontanktoni policinë

Shkruar nga Liberale
Të infektuarit që thyejnë karantinën, Lleshaj: Kontanktoni

Gjatë një takimi me strukturat e policisë në Durrës, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se Policia e Shtetit e ka të pamundur të kontrollojë të gjithë qytetarët e infektuar me koronavirus që nuk zbatojnë rregullat e karantinimit.

Për këtë arste, Lleshaj kërkom nga qytetarët të denoncojnë rastet.

"Gjej rastin t’i bëj thirrje kujtdo që konstaton persona të infektuar, që janë në nivelin e papërgjegjshmërisë dhe dalin në mjedise publike, të kontaktojë Policinë e Shtetit, sepse ky është një rrezik jetik për qytetarët e tjerë.

Ftoj këdo që ka informacion, edhe median, që jo vetëm të ngrenë çështjen në tërësinë e saj, por edhe ta ngrenë çështjen në nivelin individual, përmes denoncimit pranë Policisë së Shtetit, në mënyrë që t’i parandalojmë personat e papërgjegjshëm për t’u bërë rrezik publik", tha Lleshaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH