Aktualitet

Të hënën rinis transporti urban, rregullat që duhen zbatuar

               Publikuar në : 21:49 - 04/07/20 liberale

Bashkia Tiranë dhe Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetës (SHKTQ) njoftuan të shtunën se nga data 6 korrik do të rinisë shërbimi urban.

Fillimisht Bashkia njoftoi se kishte dakordësuar protokollin e ri të shërbimit duke bërë të detyrueshëm mbajtjen e maskave gjatë udhëtimit, por edhe në stacionet e autobusëve. Po ashtu, në protokollin e ri, përgjegjësia për zbatimin e rregullores është personale dhe jo më përgjegjësi e kompanive.

“Subjektet e licencuara (operatorë të transportit), nuk janë përgjegjës për mosrespektim të këtij protokolli nga pasagjerët. Masat e parashikuara në protokollin e sigurisë janë objekt kontrolli nga organet kompetente të parashikuara në aktet ligjore në fuqi,” – thuhet në protokollin e sigurisë të publikuar nga bashkia e Tiranës.

Në rregullat e njoftuara nga Bashkia Tiranë, udhëtarët, punonjësit e kompanisë, shoferët, faturinot dhe kontrollorët do të duhet të mbajnë maska në autobusë.

Nga ana tjetër operatorët detyrohen të vendosin postera për respektimin e rregullave të distancimit fizik dhe mbajtjes së maskave, do të duhet të dezinfektojnë periodikisht autobusët, të sigurojnë dezinfektonte për punonjësit dhe të mundësojnë ajrosje të mjeteve të transportit përmes dritareve apo strukturave të hapura.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back