Aktualitet

Të hënën nisin intervistat, ja kur do të zgjidhet kryeprokurori i ri

Shkruar nga Liberale
Të hënën nisin intervistat, ja kur do të zgjidhet

Pasi Gjykata Administrative rrëzoi padinë e avokatit Lulzim Alushaj ndaj KLP-së, ka vazhduar gara për zgjedhjen e Kryeprokurorit.

Kreu i KLP, Gent Ibrahimi, bëri me dije që të hënën do të njoftohen tre kandidatët për këtë post për të zhvilluar edhe intervistat, ku do të bëhet një renditje sipas pikëzimit.

10 ditë pas zhvillimit të intervistave, emrat e tyre do të shkojnë në Kuvend, ku do të diskutohen fillimisht brenda komisioneve respektive dhe më pas emri do të shkojë për t’u votuar nga deputetët.

Zgjedhja e kryeprokurorit të ri do të jetë me shumicën e cilësuar të votave të deputetëve, por në rastin që kjo nuk realizohet, kandidati i parë i renditur në listën e KLP-së emërohet automatikisht në krye të akuzës.

E gjithë kjo procedurë pritet të përmbyllet brenda muajit të ardhshëm.

Në garën për kryeprokuror të Shqipërisë ku aktualisht janë tre kandidatë: Kreu aktual i akuzës, Arta Marku si dhe Olsian Çela, i cili është prokuror në Krimet e Rënda në Tiranë, po ashtu edhe Fatjona Memçaj, e cila aktualisht është prokurore pranë Apelit./Gazeta Liberale

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH