Aktualitet

"Të gjithë në protestën kombëtare në mbështetje të pedagogëve"

Shkruar nga Liberale
"Të gjithë në protestën kombëtare në

Sindikata e Pedagogëve do të zhvillojë sot një protestë kombëtare në ambientet e jashtme të Universitetit Politeknik të Tiranës si formë të intensifikimit të bojkotit të auditorëve, pasi kryeministri Edi Rama refuzoi të negociojë rritjet e pagave dhe nisi t’i sulmojë publikisht duke i kërcënuar edhe me vetting të tyre.

Tubimi do të nisë në orën 11:00 dhe aty do të marrin pjesë pedagogë dhe studentë nga universitetet publike të vendit.

Ndërkohë, edhe opozita është ndërgjegjësuar me kauzën e pedagogëve, ndaj kryedemokrati Sali Berisha prej pasdites së djeshme ka bërë thirrje që qytetarët, kryesisht prindërit e studentëve t’iu bashkohen kësaj proteste.

Thirrjet e Berishës ishin në vazhdën e kërkesës së tij drejtuar shqiptarëve për t’i dalë përballë regjimit të Edi Ramës në çdo mënyrë, të cilën e përsëriti edhe dje në takimin me krerët e degëve të PD në Tiranë.

Është nafta. Opozita duhet të bllokojë rrugë, porte, aeroporte dhe ky ose do të ulë çmimin e naftës, do të përgjysmojë taksën, ose këtu nuk mund të ketë më, nuk mund të shndërrohet nafta në një kamxhik për qytetarët shqiptarë”, ishte deklarata e fortë e Berishës ditën e djeshme.

Ndërkohë, sot kreu i selisë blu me një postim në Facebook bën sërish thirrje që tubimit të pedagogëve t’i bashkohen të gjithë.

Sot, në ora 11:00, para Universitetit Politeknik, protesta e madhe kombëtare e universiteteve! Të gjithë në Protestë!”, shkruan Berisha në FB.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH