Aktualitet

"Të gjithë bashkë sot në bulevard", PD: Dita e të Sëmurëve e gjen Shqipërinë të ‘gërryer’ nga PPP-të

Shkruar nga Liberale
"Të gjithë bashkë sot në bulevard", PD: Dita e

Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka kujtuar sot Ditën e të Sëmurëve, ndërsa thotë se sistemi shëndetësor në Shqipëri është në agoni.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehu thekson se kjo ditë e gjen Shqipërinë me sistemin shëndetësor më të varfër në Kontinent, të “gërryer” nga PPP-të.

Ai iu bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës në orën 12:00 në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

MESAZHI I SHEHUT

Sot ne Diten e te Semureve, nje sistem shendetesor ne agoni!

Nje sistem, qe nuk ka ne “epiqender e si motor zhvillimi pacientin”, qe nuk eshte ne funksion te tij:

1–Dita Nderkombetare e te Semureve e gjen Shqiperine me sistemin shendetesor me te varfer ne Kontinent, te “gerryer” nga PPP-te.

Me 2,1% e GDP nga buxheti, 0,8% nga kontributet direkte, ose konkretisht me reth 160 E per capitas ne vit, disa here kjo nen mezataren europiane.

Me nje sistem financimi te tij monopol, te centralizuar e bllokues te progresit.

2–Me nje nder sistemet shendetesore me antisociale ne bote, ku shpenzimet e tij prej 340 E per capitas, perballen ne mbi 50% nga pagesat direkte te qytetareve.

3–Kur dhe rimbursimi i medikamenteve te konsumuara eshte nen 50% te vleres, perkundrejt 85-90% te duhur. Importohen reth 220 ME medikamente e vlera e rimbursimit eshte 100 M E.

Ndersa siguria medikamentoze, katastrofe!

4–Me nje shendetesi publike, qe nuk u siguron qytetareve shume nga procedurat urgjente jetesore, duke ju thene keshtu “O paguaj o vdis”!

5–Me numrin e shtreterve reth 2,2 per 1000 banore, shume nen mezataren europiane.

6–Me nje kujdes paresor publik te centralizuar, te pa pajisur e jo te shpalosur.

7–Me numrin e mjekeve nen 1 per 1000 banore, disa here nen Europen e Rajonin.

8–Me rrogat per mjeket e personelin me te ultin ne Rajon, se me Europen jemi shume larg.

Me nje personnel shendetesor te diskriminuar e te pa mbrojtur.

Mjafton te kujtojme se gjate pandemise humben jeten 50 kolege, duke na renditur keshtu ne vendin e trete ne bote per kete.

9–Me nje sistem veshtiresisht te arritshem nga pacienti, larg tij, si pasoje e keq menaxhit dhe centralizimit te tej skajshem.

10–Sic pritej keto deformime dolen qartesisht ne pah gjate pandemise.

E cila u kushtoi shqiptareve reth 22 mije jete te humbura, duke na vendosur nder vendet e para ne bote.

Si dhe 190 Milion E te paguara nga “xhepi”, perballe nje rimbursimi prej vetem 300 mije E.

E gjithe kjo “katrahu” ra dhe bije mbi kurriz te qytetareve e te te semureve.

Prandaj duhet reflektuar e reaguar po sot, Diten e te Semureve, edhe ne Bulevard ne oren 12.00!

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH