Aktualitet

Të gjitha palët në tryezë, reagon BE: Rikthim te stabiliteti politik

Shkruar nga Liberale
Të gjitha palët në tryezë, reagon BE: Rikthim te stabiliteti

Pas arritjes së marrëveshjes mes palëve politike për rrugën drejt një kompromisi për Reformën Zgjedhore, ka ardhur edhe reagimi i Bashkimit Europian.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, kreu i diplomacisë evropiane, Luigi Soreca thekson se marrëveshja e sotme politike është një arritje e rëndësishme për rikthimin e stabilitetit politik në Shqipëri, por edhe për rrugën drejt integrimit në BE.

Mirëpresim marrëveshjen e sotme ndërpartiake mbi ecjen përpara me një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Është një arritje e rëndësishme për rikthimin e stabilitetit politik të në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ne besojmë se të gjitha partitë do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të përfunduar një reformë zgjedhore në kohë, që do të miratohet nga parlamenti, për të mirën e qytetarëve shqiptarë dhe të ardhmen e tyre europiane”, shkruhet në reagimin e BE./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH