Sport

Të gjitha bileta të shitura! Huliganë polakë në Tiranë, Policia e Shtetit thirrje në anglisht tifozëve: Kujdes!

Shkruar nga Liberale
Të gjitha bileta të shitura! Huliganë polakë në

Nëpërmjet kësaj video informuese dhe të përkthyer në anglisht, policia shqiptare i është drejtuar tifozerisë polake duke i informuar ata për masat që do të aplikohen gjatë ditës së sotme ku do të luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë.

Në profilin e Facebook Ministria e Brendshme u drejtohet edhe në gjuhën polake tifozëve duke ju kujtuar të zbatojnë rregullat dhe ligjet shqiptare.

Ndër të tjera tifozëve do tu ndalohet të hynë në stadium me lëndë piroteknike, sende të forta, metale apo monedha.

Gjithashtu nuk do të lejohen banera apo bluza me mbishkrime raciste apo diskriminuese. Duke qenë se biletat janë shitur rreth një muaj më parë dhe në stadium priten 21 mijë tifozë, organet e policisë dhe ato të sigurisë private do të jenë të rrepta në zbatimin e masave.

Kujdes të lartë do të tregohet për të shmangur përplasjet midis tifozerive. Hera e fundit që ultrasit e Polonisë ishin në Shqipëri, daton në 12 tetorin e 2021, kur për kualifikueset e Botërorit kuqezinjtë humbën 0-1 me një gol të Karol Swiderski në të 77 minutë.

Në atë duel ultrasit e Polonisë shkaktuan kaos, duke hedhur sende të forta kundrejt tifozëve të Shqipërisë. Veç kësaj, me futjen e policisë në sektorin e tyre për të qetësuar situatën, polakët që njihen për huliganizmin e tyre u përleshën edhe me policinë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH