1

Te famshmit nisin fushatën kundër Instagram-it dhe Facebook-ut

               Publikuar në : 21:45 - 16/09/20 liberale

Shumë personazhe të famshëm kanë vendosur që sot të çaktivizojnë llogaritë e tyre në Instagram dhe Facebook, si pjesë e një fushate për të frenuar përhapjen e urrejtjes dhe propagandës në platformat e mediave sociale.

Kim Kardashian, Leonardo DiCprio, Jennifer Lawrence dhe Orlando Bloom janë disa nga të famshmit që do të marrin pjesë.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social, Kim ka bërë të ditur lajmin dhe iu ka bërë thirrje të gjithë ndjekësve t’i bashkohen kësaj nisme.

“Më pëlqen që mund të lidhem drejtpërdrejt me ju përmes Instagram dhe Facebook, por nuk mund të rri e qetë dhe të hesht, ndërkohë që këto platforma vazhdojnë të lejojnë përhapjen e urrejtjes, propagandës dhe keqinformimit”, shkroi Kim.

Koalicioni i grupeve të të drejtave civile që organizoi bojkotin e reklamave në korrik në Facebook, njoftoi të hënën se po u bënte thirrje kompanive dhe personave të famshëm të ndalonin së postuari në Instagram për një ditë, për të protestuar ndaj trajtimit të urrejtjes së Facebook në platformën e saj dhe për t’i bërë thirrje kompanisë të ndalojë politikanët të gënjejnë në reklama politike.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back