Globi

Të enjten, mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Zaevit

Shkruar nga Liberale
Të enjten, mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Zaevit

Opozita maqedonase mblodhi të hënën 61 firma për të kërkuar shkarkimin në parlament të kryeministrit Zaev. Kryeqeveritari nuk e ka zyrtarizuar dorëheqjen që ai e ofroi pas humbjes në zgjedhjet lokale.

Parlamenti maqedonas do të hedhë në votë të ardhmen politike të kryeministrit Zoran Zaev dhe pritet ta kthejë opozitën në mazhorancën e re.

Partia më e madhe opozitare, VMRO-DPMNE-ja, dorëzoi të hënën nismën për shkarkimin e qeverisë.

Kërkesa për mocion mosbesimi u firmos nga 61 deputetë apo mbi gjysma e tyre.

“Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja dhe BDI-ja nuk solli asgjë të mirë për vendin, por vetëm e ka thelluar varfërinë, e ka larguar vendin nga BE-ja, ka revoltuar qytetarët siç e dëshmoi në zgjedhjet e fundit. Është koha është që ndasitë dhe konfliktet të shuhen, kohë për ndryshim,” tha Aleksandar Nikolovski nga VMRO-ja.

Mungesën e besimit te qeveria e Zaevit e ka humbur deri tani partia maqedonase dhe koalicioni që ajo ka krijuar me Lëvizjen Besa, Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën, dhe me të Majtën.

Përmes një reagimi në Facebook, kryeministri Zaev tha se uria për pushtet po e çon mbrapa opozitën dhe vendin.

“Këto ditë jemi dëshmitarë se si po kërcënohen Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, Marrëveshja kornizë e Ohrit. Ky vend nuk do të lejojë që Mickoski, Apasiev dhe Gruevski ta kapin dhe ta shkatërrojnë atë përsëri.”

Me procedurë, Zaevi duhet ta fitojë votëbesimin brenda ditës së enjte. Ai e ka ofruar dorëheqjen, por nuk ia ka dorëzuar ende Kuvendit. Qeveria e vjetër mund të tentojë të formojë një shumicë tjetër për 20 ditë, para se mandati t’i kalojë opozitës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH