Aktualitet

"Të dielën do ngelin në klasë", Veliaj: Mos ia qani hallin Saliut dhe Metës, mendoni për fëmijët tuaj

Shkruar nga Liberale
"Të dielën do ngelin në klasë", Veliaj: Mos ia

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, në një takim me banorët e Farkës, Petrelës dhe Baldushkut ironizoi Sali Berishën dhe Ilir Metën, duke thënë se të dielën, kur do të mbahen zgjedhjet, ata "do të ngelin në klasë".

Ai tha se, gjatë këtyre katër viteve ata ishin te Gjiri i Lalzit dhe "nuk e vunë ujin në zjarr fare për hallet tona".

"Ne e kemi standardin shumë lart për një polic, për një zjarrfikës, për një mjek, për një doktoreshë, për një ushtar, për një oficer, madje edhe për fëmijët, kurse e kemi standardin shumë poshtë për fuksin e lagjes, për Ilir Metën, dhe ish-komunistin Sali Berisha. Ata për 4 vite ishin te Gjiri i Lalzit, nuk e vunë ujin në zjarr fare për hallet tona. Por, kush mungoi 4 vjet, të dielën do ngelin në klasë”, deklaroi Veliaj.

Kandidati i PS-së për Tiranën i ftoi qytetarët të mendojnë më së pari për fëmijët dhe familjen e tyre dhe jo për Ilir Metën dhe Sali Berishën.

“Mos ia qani hallin Saliut dhe Ilir Metës, mendoni për fëmijët. Nëse fëmijët kanë një çerdhe më të mirë dhe Partia Socialiste e ka bërë, na jepni votën që të ecim përpara. Nëse sot kanë një shkollë më të mirë dhe kjo forcë politike e ka bërë, na jepni votën që të ecim përpara. Nëse ju si demokratë punoni gjithashtu tokën, jetoni me ne, kaloni te e njëjta autostradë, punoni të njëjtën tokë, do shisni te i njëjti treg, do çoni fëmijët te e njëjta shkollë bashkohuni me familjen tonë se kur jemi bashkë jemi më të fortë dhe ecim përpara”, u shpreh Veliaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH