Globi

Të dënuarit i vënë flakën burgut, 8 viktima deri tani

Shkruar nga Liberale
Të dënuarit i vënë flakën burgut, 8 viktima deri tani

Ka shkuar ne 8 numri i viktimave në burgun e Iranit, i cili u përfshi nga flakët 2 ditë më parë, ndërsa të plagosur kanë mbetur 61 persona.

Ende nuk dihet se cfarë e ka shkaktuar zjarrin, teksa vijojnë të zhvillohen protestat kundër qeverisë.

Dëshmitarët raportojnë se kanë dëgjuar të shtëna armësh në momentin që shpërtheu zjarri ndërsa flakët dhe tymi që dilnin nga burgu janë filmuar dhe postuar në platformat online.

Media shtetërore IRNA raportoi se kishte pasur një përleshje mes rojeve dhe të burgosurve në njërin krah të burgut dhe të dënuarit i kishin vënë zjarrin një magazine me uniforma burgu.

Ndërkohë Qendra për të Drejtat e Njeriut raporton se deri më tani rreth 300 protestues janë vrarë që kur filluan demonstratat më 17 shtator, mes tyre janë edhe 32 fëmijë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH