Drejtori i burgut të Peqinit, Bukurosh Malluta është shkarkuar nga detyra. Ende nuk dihen shkaqet e këtij vendimi.
Prej më shumë se një jave, rreth 400 të burgosur në burgun e Peqinit vijojnë të protestojnë e madje një pjesë e tyre kanë hyrë edhe në grevë urie.
Shkak, janë disa kërkesa që ata u kanë drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë, por që ende nuk kanë marrë një përgjigje dhe nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar në lidhje me kërkesat e tyre.
Ndër të tjera, të burgosurit e burgut të Peqinit kërkojnë, amnisti gjithë përfshirëse 5 vjeçare, pa kritere. Burgimi i përjetshëm sipas tyre, duhet të përcaktohet me vite si në Bashkimin Europian dhe të jetë 20 vite.
Gjithashtu, ata kërkojnë që dënimi mos u shtohet nëse i kapin me celular të futur ilegalisht në qeli, si edhe reduktim të tarifave për per telefonatt qe u lejohen të bëjnë nga burgu.