Aktualitet

Të burgosurit në Fushë Krujë firmosin peticion, ç'i kërkojnë Gjonajt

Shkruar nga Liberale
Të burgosurit në Fushë Krujë firmosin peticion,

Të dënuarit e burgut në Fushë Krujë kanë firmosur sot një peticion drejtuar Ministrisë së Drejtësisë lidhur me vendimet e dhëna në proceset gjyqësore ndaj tyre.

“Ne të burgosurit e burgut të Fushë Krujës i drejtohemi Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me shqetësimin tonë dhe të familjeve tona, për padrejtësitë që kemi ndeshur gjatë viteve me proceset gjyqësore, kur në shumicën e rasteve prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar na kanë kërkuar dhe dhënë maksimumet e dënimeve për veprën që kemi kryer dhe nuk na kanë dënuar për aq sa parashikon ligjit.

Për këtë arsye i kërkojmë Ministrisë së Drejtësisë dhe qeverisë dhënien e një amnistie të përgjithshme 3-vjecare për të na lehtësuar sado pak ne dhe familjet tona”, - thuhet në peticionin e firmosur nga të dënuarit e burgut në Fushë Krujë. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH