Aktualitet

Të burgosurit apel Ministrisë: Duam amnisti, po lirohen biznesmenët

               Publikuar në : 15:49 - 11/09/19 LP

40 të burgosur që po vuajnë dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë në Burrel i kanë dërguar një kërkesë publike Ministrisë së Drejtësisë.

Ata kërkojnë amnisti për të dënuarit deri në tre vite. Sipas tyre, shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i kanë dënuar kanë dalë të korruptuar nga vettingu.

Ne të dënuarit e burgut të Burrelit kërkojmë një amnisti gjithëpërfshirëse 3 vjet. Janë dhënë dënime kapitale për hallexhinjtë, ndërsa biznesmenët dhe ata që kanë para e ata që kanë mbështetjen e pushtetit dalin për 24 orë deri në 20 ditë burg.

Shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve që na kanë dënuar kanë dalë të korruptuar nga vettingu. Shpresa jonë e fundit është vetëm tek amnistia sepse gjykatat nuk na japin të drejtat tona që na takojnë, dënim me kusht ose shërbim prove”, thuhet në kërkesën e firmosur nga 40 të dënuar./Gazeta Liberale

 

(Visited 67 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *