Aktualitet

Të bllokuar në autobus në Milot-Lezhë, 40 pasagjerët kërkojnë ndihmë

Shkruar nga Liberale
Të bllokuar në autobus në Milot-Lezhë, 40 pasagjerët

Reshjet e forta të dëborës kanë bllokuar një autobus me rreth 40 pasagjerë në aksin Milot-Lezhë. Sipas dëshmive, në gjenden të mitur dhe të moshuar, që të paktën prej tre orësh luftojnë me acarin e këtyre orëve.

Sipas A2, pasagjerët denoncojnë faktin se kanë alarmuar forcat e rendit, por që deri më tani nuk kanë parë asnjë ndihmë konkrete, dhe tani kërkojnë ndihmën e mediave.

Vendi është përfshirë nga një valë reshjesh dëbore që ka vështirësuar së tepërmi qarkullimin e shumë akseve rrugore, jo vetëm në veri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH