Sport

Taulant Seferi zbulon nëse është i dashuruar: Shumë vajza më kanë shkruar...

Shkruar nga Liberale
Taulant Seferi zbulon nëse është i dashuruar: Shumë vajza

Sulmuesi i Kombëtares, Taulant Seferi ka folur për disa të pathëna nga karrierra e futbollit, si dhe nga jeta personale.  Ai zbuloi mes të tjerash se çfarë i tha trajnerit të Kombëtares, Sylvio Mendes Campos Junior, pas ndeshjes me Çekinë, ku Shqipëria fitoi bindshëm me rezultatin 3 me 0.

Seferi tha në një intervistë në "ABC News" se i është mirënjohës trajnerit, pasi më herët shumë persona nuk kanë besuar te ai.

“Kur e bëra zëvendësimin, e përqafova sepse e meritoi përqafimin se i thash ‘Faleminderit që ke besim te unë’. Shpresoj t’ia kem shpërblyer sepse shumica nuk kanë besuar te unë dhe para ndeshjeve me Çekinë. Faleminderit zotit, ndihmova Kombëtaren dhe bëra krenare Shqiptarinë, familjen time dhe kjo më bën të lumtur. Për këtë arsye e përqafova dhe i thash ‘Faleminderit Mister, sepse veç ti ke besuar te unë.

Është një ndër motivuesit më të mëdhenj, që na motivon jashtëzakonisht ne. Na ka motivuar gjatë javës, është një punëtor shumë i madh. Edhe shikohet ai motivimi që na jep dhe në fushë, e keni dalluar dhe vetë që na bën të gjithëve të jemi një lojtar i vetëm. Ne jemi vërtetë 23-25 lojtarë aty dhe asnjëri nuk dallon nga tjetri. Kjo besoj e ka bërë dhe ecurinë e mirë të Kombëtares”, u shpreh ai.

Teksa u pyet nëse i ka vjedhur zemrën ndonjë  vajzë, Seferi u përgjigj:

“I falenderoj të gjitha vajzat për mbështetjen. Jo nuk ma ka rrëmbyer ndonjëra zemrën. Me të thënë të drejtën më kanë shkruar shumë vajza”,

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH