Aktualitet

Taulant Balla për Sali Berishës: “Non-grata” e nxori kokën, s’ka hallin e Butrintit

Shkruar nga Liberale
Taulant Balla për Sali Berishës: “Non-grata” e nxori

Kryetari i grupit parlamentar për Partinë Socialiste, Taulant Balla i është kundërpërgjigjur Sali Berishës, duke i thënë se ai nuk ka hallin e Butrinti por vetëm merakun e Fondit Amerikan.

Personi që sapo foli as e dinte fare për çfarë bëhet fjalë, hyri në terma dhe në çështje që as i merr vesh dhe as i kupton. Të ngatërrosh Ramsajn që është zonë e mbrojtur natyrore dhe të thuash që kjo zonë e mbrojtur do ndërtohen vila, Zot, mendtë kanë ikur, po gjej se ku kanë shkuar,” i është kundërpërgjigjur Balla Berishës.

“Asnjë nga ju që jeni kundra nuk keni pasur fare merakun e Butrinti, gjeja e fundit që ju shkon ndërmend kjo është, më vjen keq që gjysma e sallës së opozitës u peng morë nga “non grata” e madhe e PD-së, “non grata” e madhe e nxori kokën sot, prandaj foli dhe i fundit mes jush, se Tritanin nuk e llogarit. Ai e nxori kokë sot se ju turrë Fondit Amerikanë,” është shprehur Balla teksa ka shtuar se ai mund t'i kërkoi Presidenti të mos e kaloi projekt draftin për Butrintin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH