Aktualitet

Tatimet publikojnë emrat që do marrin pagën e luftës nga qeveria

Shkruar nga Liberale
Tatimet publikojnë emrat që do marrin pagën e luftës

Për të gjithë ata individë që përfitojnë ndihmë financiare sipas paketës së 2-të të qeverisë dhe që ende nuk e kanë marrë pagesën e tyre, për shkak se punëdhënësi nuk ka aplikuar, duhet ta plotësojnë vetë formularin me të dhënat e tyre. (Formulari)

“Ju bëjmë me dije, se keni mundësi të plotësoni të dhënat tuaja të llogarisë bankare e më pas do të vijohet menjëherë me kalimin e masës së përfitimit në llogari!”, thuhet në  njoftim të bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Afati për të aplikuar për punëdhënësit ishte 5 qershori por që janë mbi 4500 mijë punonjës që përfitojnë dhe që tashmë do të duhet të plotësojnë formularin.

Po ashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar listën me emrat e punonjësve dhe ish punonjësve që janë përfitues të pagës prej 40 mijë lekësh. (Lista e emrave)

Njoftimi i plotë

Afati i aplikimit nga tatimpaguesit për përfitim të ndihmës financiare, për punonjësit përfitues, sipas kritereve të VKM nr.305 datë 16.04.2020, i ndryshuar, ishte data 5 qershor 2020.

Në përfundim të këtij afati, Administrata Tatimore informon të gjithë individët të cilët janë përfitues sipas VKM të sipërpërmendur, por që nuk e kanë marrë masën e përfitimit prej 40.000 lekësh, pasi punëdhëni i tyre nuk e ka plotësuar Kërkesën për përfitim të ndihmës financiare, se mund të verifikojnë të dhënat e tyre në listën bashkëngjitur këtij njoftimi.

Çdo individ përfitues ka mundësi të plotësojë të dhënat e llogarisë bankare në linkun: https://docs.google.com/forms/d/1ZHgZv7FSIRoAYLrV3Mmwwx_pCGC5mrtpgkDpgQfn6wI/viewform?edit_requested=true. Plotësimi i Formularit të të dhënave bankare është i thjeshtë dhe pas dorëzimit të tij do të vijohet menjëherë me kalimin në mënyrë automatike të masës së përfitimit.

Administrata Tatimore fton të gjithë individët e interesuar të verifikojnë të dhënat e tyre në listën bashkëngjitur dhe të plotësojnë menjëherë formularin e të dhënave bankare për të mundësuar sa më shpejt kalimin e ndihmës financiare në llogarinë e tyre.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH