LIfe Style

Tashmë edhe burrat po ankohen për ngacmim seksual nga gratë

               Publikuar në : 10:45 - 14/08/19 LP

Janë përhapur rastet kur të famshmit akuzohen nga gratë për ngacmim seksual. Rasti i fundit, ishte ai i tenorit të njohur Plaçido Domingo, i cili u akuzua nga të paktën 8 gra për ngacmim.

Por si rrallë herë ka ardhur një rast i kundërt, ku burrat bëhen “viktima” të grave të famshme.

Këngëtarja amerikane Katy Perry akuzohet për ngacmim seksual. Akuza ka ardhur nga aktori dhe modeli Josh Kloss. Ai ka qenë pjesë e këngës së saj, “Teenage Dream” dhe ka  thënë se Katy e ngacmoi atë gjatë xhirimeve të projektit të lartpërmendur.

Josh më tutje rrëfen se një ditë ajo ia kishte hequr pantallonat në sy të miqve të saj dhe se në ato momente ai ishte ndjerë mjaft i turpëruar.

Njëherë solla me vete një mik timin që po vdiste ta takonte dhe kur u takuam me Katyn u përqafuam. Mirëpo kur desha t’ia prezantoj mikun tim, ajo m’i zhveshi tutat e mia Adidas dhe të brendshmet dhe më pas ua tregoi disa miqve të saj gej penisin tim. E imagjinoni dot sa patetik dhe i turpëruar po ndihesha. Po e them këtë gjë tani, sepse kultura jonë po përpiqet të provojë që meshkujt e fuqishëm janë perversë. Por, edhe femrat me fuqi janë po aq të shpifura”, ka shkruar mes të tjerash modeli./Gazeta Liberale

josh-kloss-in-katy-perry-s-teenage-dream-josh-kloss-15305676-550-920 Katy-Perry-Teenage-Dream-Josh-Kloss-1164939 katy-perry-josh-kloss-bad-reputation-sexual-harassement-feminist katy-perry-agresion-sexual-2
<
>
(Visited 116 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *