Aktualitet

Tapë në timon dhe me kokainë me vete, e pëson keq fieraku

Shkruar nga Liberale
Tapë në timon dhe me kokainë me vete, e pëson keq fieraku

Policia e Fierit ka arrestuar ditën e sotme një 31-vjeçar pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe kishte me vete një sasi me lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Në pranga ka rënë shtetasi E.B

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan në flagrancë  shtetasin E. B., 31 vjeç, banues në Plyk, Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posacme “Shqiponja”, në automjetin të cilin drejtonte, u gjet dhe u sekuestrua një sasi me lënde të dyshuar narkotike kokainë. Gjithashtu, ky shtetas drejtonte automjetin në gjendje të dehur”,- njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH