Aktualitet

Tanushi shpallet “Dëshmor i Atdheut”, nesër ditë zie kombëtare

               Publikuar në : 17:22 - 15/05/19 Liberale

Këshilli i Ministrave ka shpallur datën 16 maj 2019, ditë zie kombëtare në nder të major Klodian Tanushit, i cili ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO në Letoni.

Në të gjitha institucionet publike e private, ditën e enjte, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë.

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Statutit “Dëshmor i Atdheut”, nën drejtimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, e shpall major Klodian Tanushin, i rënë në krye të detyrës, “Dëshmor i Atdheut”.

Homazhet në nder të dëshmorit të atdheut, do të zhvillohen në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, nga ora 10:00-12:00.

Më pas, po në mjediset e Muzeut, do të mbahet ceremonia shtetërore në nder major Klodian Tanushit, përpara se arkivoli i mbuluar me flamurin kombëtar të vendoset në shtrat topi dhe të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve./ Gazeta Liberale

Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *