1

Talenti shqiptar i boksit shënon fitoren e nëntë

               Publikuar në : 21:42 - 19/12/20 liberale

Reshat Mati, djaloshi me origjine shqiptare njihet ndryshe edhe si “Ariu shqiptar”

22-vjeçari ka siguruar një tjetër fitore me knock-out mbrëmjen djeshme duke lumturuar kështu të gjithë tifozët kuqezi që ishin duke pritur me padurim rikthimin e tij në arenën e boksit.

Kundërshtari i shqiptarit në ring ishte 27-vjeçari nga Kenia. 6 raunde mjaftuan që Reshat Mati ta merrte fitoren e radhës.

Pas ndeshjes Mati u shpreh se i ka dëmtuar 2 duart që në raundin e parë duke mos i ndjerë ato. Po ashtu ai kishte edhe një shpjegim për veshjen e tij si Batman ku nuk mungonte dhe shqiponja në mes.

Talenti shqiptar i boksit i cili prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës numëron 9 fitore dhe asnjë humbje.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back