Aktualitet

Taksia aksidenton rëndë kalimtarin në sheshin 'Skënderbej'

Shkruar nga Liberale
Taksia aksidenton rëndë kalimtarin në sheshin

Një aksident ka ndodhur mesditën pranë sheshit "Skënderbej" në Tiranë.

Një kalimtar është goditur nga një taksi dhe ka marrë plagë të shumta në pjesën e kokës dhe në trup.

Atij i është dhënë ndihma e parë nga qytetarë të tjerë, ndërsa pas pak minutash në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe ambulanca.

Dyshohet se shkak i këtij aksidenti, është bërë shpejtësia që lëvizte taksia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH