Globi

Taksa për Whatsapp shkakton protesta

Shkruar nga Liberale
Taksa për Whatsapp shkakton protesta

Ishte pika që derdhi gotën, ideja për vendosjen e në takes për Whatsapp. Mijëra persona u mblodhën në rrugët e Libanit për të kërkuar rrëzimin e regjimit. Në shumë qytete të vendit manifestuesit shkaktuan dhe dëme materiale, përfshirë kryeqytetin Bejrut.

Në një fjalim në televizionin shtetëror kryeministri Sad Hariri kërkoi tri ditë kohë për të kuptuar se çfarë duhej të bënte me kolegët e tij, ministrat e një qeverie të unitetit kombëtar.

Protestat në qytetet e ndryshme të vendit u zhvilluan njëkohësit për të kërkuar fundin e sistemit aktual politik.

Qeveria aktuale përfshin pothuajse të gjitha partitë në vend, por manifestuesit janë treguar të prerë duke kërkuar dorëheqjen e të gjithëve në mënyrë absolute. Ata premtojnë se do të ketë protesta deri sa një gjë e tillë të ndodhë.

Në Bejrut protestuesit qëndrojnë 24 orë në rrugë duke bllokuar një pjesë të madhe të hyrje daljeve të qytetit, si dhe duke i vënë flakën automjeteve dhe kazanëve të mbeturinave./Tv Klan

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH