Aktualitet

Takimi në lokal në Durrës/ Policia gjobit Bashën dhe tregtarët

Shkruar nga Liberale
Takimi në lokal në Durrës/ Policia gjobit Bashën dhe

Policia e Durrësit ka reaguar në lidhje me takimin që kreu i PD, Lulzim Basha zhvilloi në ambientet e një lokali. Në një deklaratë për mediat, Policia njofton se është gjobitur me 1 milion lekë për pronarin e lokalit ku u zhvillua aktiviteti politik.

Po ashtu, më tej thuhet se janë ndëshkuar me masa administrative me gjobë dhe tërheqje të lejës së drejtimit, për pjesëmarrësit në aktivitet, mes të cilëve edhe kreu i PD, Lulzim Basha.

Njoftimi i plotë

Policia e Durrësit ka konstatuar me shqetësim një aktivitet partiak të zhvilluar në mjedisin e mbylluar të një lokali, në kundërshtim me Aktin Normativ, "Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19". Ky aktivitet, që është publikuar gjerësisht sot edhe në media, ka imponuar procedimin administrativ, bazuar mbi Aktin Normativ.

Bazuar mbi Aktin Normativ, është marrë masë administrative 1 milionë lekë për pronarin e lokalit, shtetasin A.H.

Njëkohësisht janë ndëshkuar me masë administrative gjobë dhe me tërheqje të lejes së drejtimit shtetasit pjesëmarrës në këtë aktivitet, L.B, F. Xh., A. M., R. G., A. B., V. N., E. H., A.B., D. B., J.M. dhe A.H.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët, sidomos ata në zonat e kuqe që të respektojnë me rigorozitet oraret e lëvizjes dhe të distancimit social dhe në këtë kuadër kërkon mirëkuptimin dhe ndihmën e qytetarëve në të gjithë vendin, që të kontribuojnë secili në mbrojtjen e shëndetit nga kërcënimi i virusit vdekjeprurës COVID-19.

Policia e Shtetit do të vijojë me angazhim të plotë e vullnet të palëkundur veprimtarinë e vet ligjzbatuese, në mbrojtje të jetës dhe rendit publik në kushtet e jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH