Kryesore

Takimi në Bruksel, Hoti: Dialog me Serbinë, s’ka alternativë tjetër

               Publikuar në : 11:29 - 27/06/20 liberale

Pas kthimit nga Brukseli, kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti doli në një konferencë për mediat, ku foli në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd dhe anulimin e takimit në SHBA.

Hoti nënvizoi faktin se përveç dialogut, nuk ka asnjë alternative tjetër me Serbinë, ndërsa theksoi se takimi tjetër për dialogun do të mbahet së shpejti.

Më tej Hoti deklaroi se në diskutimet që ka pasur, ka ekzistuar mirëkuptim i plotë nga Parlamenti dhe Komisioni Evropian që Kosovës duhet t’i hapet drita e gjelbër për të lëvizur pa viza.

“Temat që kemi diskutuar në këto takime, pa përjashtim të gjitha janë tema me interes vital, duke filluar nga vizat, ka një mirëkuptim të plotë nga Parlamenti dhe Komisioni Evropian. Pranohet nga të gjithë që Kosova i ka plotësuar kushtet”, tha ai. /Gazeta Liberale

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back