Aktualitet

Takimi me Ursula Gacek, Basha: Beteja do vazhdojë deri në fitore

Shkruar nga Liberale
Takimi me Ursula Gacek, Basha: Beteja do vazhdojë deri në fitore

Kur kanë kaluar një javë nga zgjedhjet e 25 prillit, kreu i PD, Luzim Basha ka zhvilluar një takim me shefen e misionit të OSBE-ODIHR, Ursula Gacek.

Takimi u zhvillua në selinë blu ku i pranishëm ishte edhe Oerd Bylykbashi. Pas përfundimit të takimit, kreu i PD ka deklaruar për Report TV se “beteja do të vazhdojë deri në fitore”.

Ky takim vjen në një kohë kur Rama ka shpallur fitoren e PS me 74 mandate kurse opozita akuzon se në zgjedhje pati probleme.

Në raportin paraprak të OSBE-ODIHR thuhet se shqetësim ishte shpërdorimi i burimeve njerëzore, por edhe shit-blerja e votës.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH