Aktualitet

Takimi me raportuesit e KiE,Basha: Sa më parë zgjedhje të parakohshme

Shkruar nga Liberale
Takimi me raportuesit e KiE,Basha: Sa më parë zgjedhje të

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat pas takimit me raportuesit e KiE ka thënë se folën për zgjidhjen e krizës politike dhe sipas kreut të opozitës duhet të mbahen sa më shpejt zgjedhjet e parakohshme.

Po ashtu sa i përket Reformës Zgjedhore kreu i demokratëve tha se Partia Demokratike ka hartuar një plan me 5 pika.

“Të mbahen sa më parë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në Shqipëri janë përvijuar 2 qëndrime, qëndrimi i një shumice absolute, i opozitës që kështu nuk mund të vazhdohet dhe i një pakice absolute që nuk do ndryshim. Dështimet e njëpasnjëshme të kësaj qeveri i paguajnë shqiptarët. Dështimin me ekonominë, me shëndetësinë, me punësimin. Është koha për të marrë vendimin e duhur për vendin, për të vendosur interesin e vendit mbi interesat politike. nuk mund të vazhdojë më gjatë kështu.

Sot është e rëndësishme se përse nuk zbatohet ligji, pse mbahen në dorë Babani apo Kajmaku i Vorës. Në Shqipëri nuk ka shtet ligjor. Ligji nuk është i barabartë për të gjithë. Një nënë keqtrajtohet, ndërsa pushtetarët e kapur në afera korruptive nuk iu hyn gjemb në këmbë", tha Basha./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH