Aktualitet

Takimi me Presidentin, Agron Duka zbulon datën e zgjedhjeve lokale të 2023-it

Shkruar nga Liberale
Takimi me Presidentin, Agron Duka zbulon datën e zgjedhjeve lokale të

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka bëri të ditura detaje nga takimi i sotëm me Presidentin Bajram Begaj.

Ai tha se u diskutua për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore.  Duka pohoi se në takimin me Begajn u propozua data 14 maj, si datë për zgjedhjet e lokale të 2023-it.

“I propozuam Presidentit datën 14 maj. Biseda u soll rreth këtyre çështjeve dhe Presidenti paraqiti gatishmërinë e tij për çdo problematikë që mund të hasim gjatë gjithë kohës”, tha Duka, i ftuar në studion e misionit “Radari Informativ” më Abc.

Gjithsesi do të jetë PS dhe Opozita zyrtare e përfaqësuar nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ata të cilët në konsultime me Presidentin Bajram Begaj, do të vendosin mbi datën e zgjedhjeve, datë që gjithsesi palët besojnë se do të jetë rreth muajit maj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH