Aktualitet

Takimi me Metën, Thaçi: Kosova dhe Shqipëria të pandara…

               Publikuar në : 15:59 - 05/06/20 liberale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar takimin e tij me homologun shqiptar Ilir Meta duke zbuluar dhe dy çështjet që u diskutuan.

Thaçi thotë se dy çështjet që u diskutuan ishin rikthimi në normalitet të qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë si dhe rifillimi i dialogut Kosovë-Serbi.

Statusi i Thaçit:

Me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën, sot bisedova për rikthimin në normalitet të plotë të jetës së qytetarëve të dy shteteve tona. Sa më shpejt që dy qeveritë e rifillojnë bashkëpunimin, aq më shpejt do t’i rimëkëmbim edhe ekonomitë e vendeve tona.

Ne biseduam edhe për rëndësinë rifillimit të dialogut me Serbinë, i cili presim t’i përmbyllë të gjitha çështjet e hapura me Serbinë dhe të sjellë njohje reciproke ndërshtetërore.

Kosova dhe Shqipëria kanë qenë gjithmonë në krahë të njëra-tjetrës dhe si të pandara duhet ta vazhdojnë rrugën e integrimit euroatlantik! HTH (Foto: Zyra e Presidentit të Shqipërisë)

Me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën, sot bisedova për rikthimin në normalitet të plotë të jetës së qytetarëve të dy…

Gepostet von Hashim Thaçi am Freitag, 5. Juni 2020

 

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back