Aktualitet

Takimi me bërryl me Ramën, Meta përgjigjet me buzëqeshje e një fjali

Shkruar nga Liberale
Takimi me bërryl me Ramën, Meta përgjigjet me buzëqeshje e

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama ndryshe nga deklaratat e kohëve të fundit, janë parë sot të buzëqeshur, teksa në kontekstin e masave të koronavirusit i kanë dhënë “bërrylin” njëri-tjetrit.

Ndërkohë, teksa gazetarët e kanë pyetur lidhur me këtë, presidenti u shpreh se "meqenëse pyetja fjali mbaroi, (qesh) si puna e pishës flamur. Për çështjen e integrimit, po flisnim. Për këtë çështje jam dhe do të mbetem i disponueshëm, për t’ju përgjigjur çdo ftesë dhe angazhimi. Kam bërë çdo gjë që Shqipëria mos të humbasë kohën. Dhe para 20 vitesh, Shqipëria ka qenë përpara Serbisë, Malit të Zi. Sot jemi në një situatë jo shumë pozitive dhe mjaft qytetarë kanë humbur besimin. Duhet të tregojmë besueshmëri, të rikthejmë shpresën tek qytetarët tanë. Të fitojmë energji të reja”. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH