Aktualitet

Takimi i Bashës sot në Durrës, Nishani-Ramës: Populli po zien nga...

Shkruar nga Liberale
Takimi i Bashës sot në Durrës, Nishani-Ramës: Populli po

Ish-presidenti Bujar Nishani teksa ka komentuar takimin që zhvilloi sot kryetari i PD-së në Durrës, theksoi se populli po zien nga zemërimi dhe urrejtja ndaj mafias që po i varfëron.

Reagimi i Nishanit: 

Takimi i Kryetarit të Opozitës me popullin që po zien e shpërthen nga zemërimi e urrejtja ndaj mafias që e vjedh, zhvat, varfëron dhe e poshtëron çdo ditë, e paska tmerruar Gangsterin.

Tani që pandemia është shuar anekënd Evropës, populli qenka në rrezik !!!

Kur pandemia ishte në kulmin e përhapjes dhe vrasjeve , Gangsteri i mblodhi njerëzit e pambrojtur në sallën më masive publike të vendit, Pallatin e Kongreseve !!!!

Keqbërësit duhet të kenë frikë !

Populli ka nisur të mblidhet në çdo cep të Shqipërisë dhe nuk mund të ndalet më !

Kombi nuk e pranon tradhtinë !

Shqiptarët do të jenë të pamëshirshëm ndaj të ligut !

#TëRingremëShqipërinë ?? /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH