Aktualitet

Takim me presidentin Biden, nis detyrën ambasadori i ri i Shqipërisë në SHBA

Shkruar nga Liberale
Takim me presidentin Biden, nis detyrën ambasadori i ri i

Ish deputeti socialist Ervin Bushati është emëruar ambasador i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I veshur me kustomin e diplomatit, Bushati ka dorëzuar letrat kredenciale në zyrën e presidentit të SHBA-ve, Joe Biden.

Takimi është memorizuar me disa fotografi të Bushatit krah Presidentit Biden.

Gjithashtu, ish-deputeti është emëruar ambasador jorezident edhe në Meksikë, Panama, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe në Republikën e Kosta Rikës.

Bushati ka mbajtur dy mandate deputeti në Kuvendin e Shqipërisë, nga 2014-ta deri në 2021-shin.

Më parë, ai ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Gjithashtu, ai ka ka qenë Sekretar i Grupit të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë dhe ka shërbyer si kryetar i degës së Partisë Socialiste në Tiranë.

Në shtator të 2021-shit, Ervin Bushati u emërua drejtor i Postës Shqiptare, post të cilin e mbajti për 6 muaj. Më 11 korrik ai u emërua ambasdor i Shqipërisë në SHBA, post të cilin e ka nisur zyrtarisht.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH