Aktualitet

Tahiri del sërish në gjyq, kërkon të njihet dënimi me shërbim prove

Shkruar nga Liberale
Tahiri del sërish në gjyq, kërkon të njihet dënimi me

Gjykata e Elbasanit ka vendosur të shqyrtojë në datën 10 tetor kërkesën e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Këtë herë Tahiri ka kërkuar të njihet dënimi me shërbim prove.

Ish ministri i brendshëm, i cili është duke vuajtur dënimin me 3.5 vite burg në burgun e Lushnjes, i është drejtuar me kërkesë gjykatës së Elbasanit, për t’i njohur edhe shërbimin e provës.

Gjyqtari i kësaj çështje do të jetë Elis Dine.

Nëse kërkesa e tij pranohet ai përfiton ulje të paktën 1.6 vite burg. Tahiri prej 8 muajsh është mbyllur në qeli, ku fillimisht për të u vendos që ta vuajë dënimin në burgun e Fierit. Ndërsa 3 muaj më parë ai u transferuar në Kosovës në Lushnjë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH