Aktualitet

Tabaku: Struktura për Mbrojtjen e Votës mblodhi prova për 6 dosje

Shkruar nga Liberale
Tabaku: Struktura për Mbrojtjen e Votës mblodhi prova për 6 dosje

Kandidatja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cilësoi të papranueshme ngjarjen e rëndë që ndodhi në Elbasan, duke e konsideruar se ndodhi në nxitim e sipër. Ajo hodhi dyshime për reagimin e policisë në këtë rast.

Ditët e fundit eksponentë të krimit po blinin vota dhe ushtronin presion. Ajo që ndodhi në nxitim e sipër është e papranueshme, por po kështu është dhe sjellja e qeverisë. Nuk ka asgjë që ne po bëjmë që bie në kundërshtim me ligjin. Ligji thotë që kushdo që ushtron presion për blerjen e votës duhet denoncuar në polici dhe ne këtë bëmë. Pikëpyetja e madhe është përse policia nuk mori masa, nuk mbrojti qytetarët”, tha Tabaku.

Më tej, Jorida Tabaku dha shpjegime të tjera për strukturën e ngritur në Partinë Demokratike për mbrojtjen e votës. Sipas kandidates demokrate, kjo strukturë nuk po bën asgjë të kundërligjshme dhe ishte pikërisht ajo që ndaloi makinën me 70 milionë lekë në Dibër.

“Po të mos ishte kjo strukturë, makina me 70 milionë lekë në Dibër nuk do të ishte ndaluar. Dhe kjo gjë nuk do të ndodhte në Dibër nëse do të ishin dënuar ata që vodhën zgjedhjet. Problemi është përse ne jemi të detyruar të mbrohemi nga kriminelët. Shteti është me krimin, qytetarët janë në presion. Unë kam një strukturë për mbrojtjen e votës pranë degëve të mia 2, 3 dhe 10 me juristë, ish-policë që kanë marrë informacione nga terreni dhe kam çuar 6 dosje në SPAK, ndërkohë një dosje tjetër po dorëzohet për punonjës policie që ushtrojnë presion në zonë. Ditën e djeshme kemi kapur një rast që shpërndante pako ushqimore”, përfundoi Tabaku.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH