Aktualitet

Tabaku: Rama mashtroi shqiptarët me rritjen ekonomike

Shkruar nga Liberale
Tabaku: Rama mashtroi shqiptarët me rritjen ekonomike

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i cilëson të dështuara deklaratat mbi rritjen ekonomike, duke theksuar se shqiptarët e vuajnë çdo ditë mungesën e demokracisë.

Në një deklaratë për mediat, Tabaku nënvizoi se rënia ekonomike e Shqipërisë është 7.5%. Për këtë, ajo fajëson kryeministrin Edi Rama që nuk arriti të përballet me krizat e njëpasnjëshme që kaloi vendi.

Rama ka dështuar dhe deklarata e tij e sotme mbi rritjen ekonomike imagjinare të Shqipërisë, por njëkohësisht renditjen në lidhje me demokracinë, janë thjesht një shaka e hidhur. Shqiptarët e vuajnë përditë nën lëkurë diktatin e tij dhe mungesën e demokracisë. Rënia ekonomike e Shqipërisë është 7.5% dhe të gjithë institucionet ndërkombëtare flasin qartë dhe thonë që Rama ka qenë i paaftë, ka dështuar për ta menaxhuar krizën e pandemisë por njëkohësisht edhe tërmetin. Ai nuk diti që të përballet me krizat e njëpasnjëshme që kaloi vendi, ka dështuar dhe po dështon çdo ditë e më shumë. Ndaj nuk i ka mbetur vetëm se të gënjejë publikisht edhe për fakte që janë publike. Kryeministri në ikje i Shqipërisë, në mungesë të një oferte reale për shqiptarët por njëkohësisht si pengesa e vetme për demokracinë në vend, u krenua sot për një raport të “The Economist” mbi lirinë dhe demokracinë në vendin tonë. Ai do të na shesë ne sikur në Shqipëri jemi më demokratikë megjithëse në 8 vite të rilindjes së tij vendi ka pasur një rënie të të gjithë treguesve që kanë lidhje me demokracinë dhe lirinë e individëve", tha Tabaku.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH