Aktualitet

Tabaku: Qeveria nuk ka para, ose po bën pagesa të fshehta

               Publikuar në : 12:31 - 14/08/19 LP

Ish deputetja e PD Jorida Tabaku, ka denoncuar mosfunksionimin e sistemit online të Thesarit.
Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku  ngre pyetjen “Cfarë po ndodh me sistemin e Thesarit?”

Tabaku ngre dy dyshime për këtë situatë: “ose janë duke kryer pagesa e rimbursime që duan t’i mbajnë të fshehta ose qeveria shqiptare ka më shumë se 10 ditë që nuk bën pagesa pasi qeveria nuk ka më parà!

Reagimi i plotë

Që kjo qeveri ka thyer çdo standart transparence është e qartë! Nuk publikohen me tenderat online, nuk dalin më vendimet e qeverisë në fletoren zyrtare, as dekretet e presidentit, nuk publikohen më ligje në faqen e kuvendit. Faktikisht, nuk ka me asnjë mënyrë se si të aksesosh dokumente zyrtare!
Por fakti që sistemi i thesarit nuk funksionon prej më shumë se 10 ditësh do te thotë dy gjëra; ose janë duke kryer pagesa e rimbursime që duan t’i mbajnë të fshehta ose qeveria shqiptare ka më shumë se 10 ditë që nuk bën pagesa pasi qeveria nuk ka më parà!

Kushdo qoftë arsyeja ajo çfarë vlen për t’u theksuar është terri i plotë informativ mbi veprimet e qeverisë. Tanimë nuk bëhet fjalë për thyerjen e standarteve të vendosura nga qeveria demokratike. Bëhet fjalë për fshehjen e një krimi që është po aq i rëndë sa vetë krimi. Në pritje të Ministrisë për të reaguar duhet të kuptojmë që spektakli i ofruar në televizor me inspektimet tatimore është gënjeshtra që mbulon malin e madh të korrupsionit!/Gazeta Liberale

(Visited 46 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *